Sa do të rënda të jenë përgjimet italiane për mafian që kërkon të pastrojë paratë duke investuar në kullat e Tiranës, kjo nuk i ka ndaluar rrjrtet sociale të gajasen me kryebashkiakun që i ka dalë emri në këtë skandal, si njeriu që i kërkon 20% edhe Ndragetas pa pasur frikë as nga ata.
Arrestimi i dhjetra anëtarëve të grupit italian mafioz të ‘Ndrangheta-s, nxorri në pah lidhjen e tyre me zyrtarë të Bashkisë Tiranë e qeverinë Rama dhe përfshirjen e tyre në tendera korruptivë e leje ndërtimi.
Sipas përgjimeve të të arrestuarve, sipërmarrësit italianë të arrestuar kanë hapur biznese dhe në Shqipëri, veçanërisht në ndërtim dhe shëndetësi. Për këtë arsye, përfaqësuesit e mafies kanë përdorur si ndërmjetës politikanë italian, të cilët janë të lidhur me politikanët dhe zyrtarët e lartë në Shqipëri./Lapsi.al