Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin në një nga lokalet e qytetit të Beratit.
Mësohet se pasi ka nisur sherri mes tyre ata kanë dalë jashtë dhe 55-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë në ajër, duke tmerruar banorët e lagjes.
Sipas BalkanWeb, 55-vjeçari Ilir Mamurani dhe 25-vjeçari Emiljano Zoga, të cilët u konfliktuan me njëri-tjetrin, u larguan nga vendngjarja.
Në vendngjarje ndodhet policia, që po kryen këqyrjen e zonës, ku edhe po kërkohen gëzhojat.
Paraprakisht dyshohet se shkak për konfliktin është bërë parkimi i mjeteve, ndërkohë që policia po punon për kapjen e autorit.