Planeti i ri i jashtëzakonshëm, në njërën anë gjithmonë është ditë e në tjetrën natë - Gazeta Express
string(83) "planeti-i-ri-i-jashtezakonshem-ne-njeren-ane-gjithmone-eshte-dite-e-ne-tjetren-nate"

Mistere

Gazeta Express

19/05/2023 23:13

Planeti i ri i jashtëzakonshëm, në njërën anë gjithmonë është ditë e në tjetrën natë

Mistere

Gazeta Express

19/05/2023 23:13

Dëshmi kanë dalë për një planet të madhësisë së Tokës në Rrugën e Qumështit rreth 86 vjet dritë larg, shkëmbor dhe me shpërthime të vazhdueshme.

Shkencëtarët kanë thënë se planeti ka gjasa të jetë i mbuluar me vullkane – ngjashëm me Io – hënën e Jupiterit, trupi me vullkanet më aktive në sistemin tonë diellor.

Lexo Edhe:

Është planet që nuk rrotullohet – me njërën anë që qëndron gjithnjë në ditë dhe tjetra në errësirë, raportoi Al Jazeera. 

Shkencëtarët kanë thënë se vendi më interesant është rajoni ku takohet ana e natës me të ditës. Vullkanet thuhet se janë gjithandej planetit, madje edhe nën akull nga pjesa e natës. Temperatura e sipërfaqes së tij duket se është pak më e ngrohtë se e Tokës.