Plagosje me armë zjarri në Komoran


Gazeta Express
13 Gusht 2019 1:19

Para pak çastesh ka ndodhur një plagosje në fshatin Komoran të Drenasit.

Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se i plagosuri është Sh.Hajdini. Ndërsa sulmuesi me armë ka qenë H. Hajdini i cili së fundi e ka ndërruar mbiemrin dhe e ka bërë H. Avdullahu.

Personi i plagosur është në gjendje të rëndë./Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart