Plagosja tek lokali i Noizy-t, kush është ish- kandidati për kyetar i PS në Durrës që u plagos sot - Gazeta Express
string(96) "plagosja-tek-lokali-i-noizy-t-kush-eshte-ish-kandidati-per-kyetar-i-ps-ne-durres-qe-u-plagos-sot"

Shqiperi

Gazeta Express

16/05/2022 14:43

Plagosja tek lokali i Noizy-t, kush është ish- kandidati për kyetar i PS në Durrës që u plagos sot

Shqiperi

Gazeta Express

16/05/2022 14:43

Ardit Kërtusha, ish-kandidat për kreun e PS në Durrës ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lokalin e reperti të njohur Noizy që ka në bregdetin e Durrësit.

Lexo Edhe:

Ardit Kërtusha është pjesë e PS që prej shumë vitesh. Përplasja mes tij drejtuesve të lartë socialistëve në Durrës nisi në tetor të vitit 2019, kur ai  shprehu dëshirën për të kandiduar për kryetar i  PS në zgjedhjet që u mbajtën në Janar, 2020.

Në vazhdimësi, Kërtusha ka akuzuar se është kërcënuar dhe është larguar padrejtësisht nga detyra në OSHEE, në formë hakmarrje pasi po kërkonte të kandidonte pa pëlqimin e gardës së vjetër të PS në Durrës me në krye Vangjush Dakon.

Njoftimi paraprak i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.