Plagosja në Shtërpcë, flet dëshmitari se si erdhi deri te ngjarja - Gazeta Express
string(64) "plagosja-ne-shterpce-flet-deshmitari-se-si-erdhi-deri-te-ngjarja"

Lajme

Gazeta Express

07/01/2023 19:41

Plagosja në Shtërpcë, flet dëshmitari se si erdhi deri te ngjarja

Lajme

Gazeta Express

07/01/2023 19:41

Gazetar: Selamir Qerimi

Krejt çfarë mbeti nga dita e djeshme janë shiritat e policisë.

Lexo Edhe:

Në Gotovushë të Shtërpcës, të premten u plagosën dy persona, Stefan Stojanoviq 11-vjeçar dhe Millosh Stojanoviq, 21 vjeçar.

Ai i cili dyshohet se kreu këtë akt është Azem Kurtaj nga Gabrica e Kaçanikut, i cili edhe u arrestua pak ore pas ngjarjes.

Cvetko Petroviq i cili ka qenë dëshmitar i rastit, tregon sesi ka rrejdhur e gjithë ngjarja,

Personi që dërgoi viktimat në Qendrën e Mjeksësisë Familjare në Shtërpcë ishte Milan Kudimiq.

Ai shprehet se nuk di motivet e këtij akti, derisa shton se asnjëherë nuk kanë pasur probleme me fqinjët shqiptar.

Në anën tjetër, familjaret e të dyshuarit refuzuan të flasin për rastin.

Megjithatë, prapa kamerës një nga ta thotë se akti u krye si vetëmbrotje.

Ngjashëm shprehet edhe avokati i të dyshuarit për plagosjen, Naim Ferati. I dyshuari për plagosjen është konfirmuar nga Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj se ka qenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.