Plagosja e Marjon Mitros/ Policia nuk gjen gëzhoja, shoqërohen 8 persona - Gazeta Express
string(70) "plagosja-e-marjon-mitros-policia-nuk-gjen-gezhoja-shoqerohen-8-persona"

Shqiperi

Gazeta Express

26/01/2021 18:17

Plagosja e Marjon Mitros/ Policia nuk gjen gëzhoja, shoqërohen 8 persona

Shqiperi

Gazeta Express

26/01/2021 18:17

Zbulohen detaje të reja nga plagosja e Marion Mitros, paraditen e sotme në qytetin e Vlorës. Deri më tani 8 persona janë shoqëruar nga Policia e Vlorës.

Gjithashtu mësohet se në vendin e ngjarjes, ekspertët e kriminalistikës nuk kanë gjetur asnjë gëzhojë edhe pse ndaj tij është shtënë disa herë. Paraprakisht dyshohet se në atentat kanë marrë pjese dy persona, por nuk dihet nëse janë ndihmuar nga persona të tjerë. Ndërkohë që 39-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën pasi ka marrë një plumb në këmbë.

Lexo Edhe:

Mitro u qëllua nga një makinë në lëvizje e llojit ‘Land Rover’ dhe mori dy plumba. Aktualisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa makina e autorëve është gjetur e djegur.

Marion Mitro, më parë është dënuar si pjesë e bandës së tritolit të Julian Sinanajt dhe vendosjen e tritolit në makinën e ish-prefektit të Vlorës Besnik Dervishaj, e cila u zbulua brenda gardhit të kryeministrisë, ku ai kishte shkuar për një takim.