Plagosja e 19-vjeçarit në Prizren: Ndërhyri për t’i qetësuar gjakrat në një përleshje të qenve - Gazeta Express
string(92) "plagosja-e-19-vjecarit-ne-prizren-nderhyri-per-ti-qetesuar-gjakrat-ne-nje-perleshje-per-qene"

Plagosja e 19-vjeçarit në Prizren: Ndërhyri për t’i qetësuar gjakrat në një përleshje të qenve

Gazeta Express

24/11/2020 14:59

Një 19-vjeçar nga Prizreni ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit, pas një përleshjeje fizike me tre persona të tjerë. Viktima kishte ndërhyrë për t’i ndarë tre të tjerët të cilët po përlesheshin, por në atë moment njëri prej tyre ka shkrepur një plumb, i cili e plagosi në këmbën e majtë, shkruan Gazeta Express

Në Spitalin e Prizrenit po trajtohet një i ri i cili mbeti i plagosur nga arma e zjarrit, mesditën e së hënës në rrugën “Latif Berisha” në Prizren.

Lexo Edhe:

Express mëson se në momentin kritik, viktima kishte tentuar të qetësonte gjakrat në mes të tre personave tjerë të cilët po rriheshin, pasi ishin fjalosur për qenë.

“Ngjarja ka ndodhur për motive të ulëta. Janë përla për qenë. Ka qenë një përleshje në mes tre personave, viktima ka hy me i nda, por ka pësuar me plagosje në këmbën e majtë, dhe disa lëndime nga përleshja në tokë. Pas tretmanit mjekësor është ndalur në spital, por është jashtë rrezikut për jetë. Një fishek i pistoletës është gjetur në tokë”, kanë deklaruar nga Policia për Express.

Ndërkohë, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është bërë e ditur se vepra penale është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

“Vrasje në tentativë – Rr. Latif Berisha, Prizren 23.11.2020 – 11:53. Viktima mashkull  kosovar raporton se i dyshuari mashkull  kosovar, pasi e ka sulmuar fizikisht ka shtënë me armë zjarri me ç ‘rast e ka plagosur viktimën dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin e Policisë.

Tutje, policia ka njoftuar se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, pas plagosjes së të riut.

“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në emergjencë dhe i njëjti ndalet për shërim të mëtutjeshëm ne Spital në Prizren. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa i dyshuari ende është në arrati”, bën të ditur njoftimi i Policisë./GazetaExpress/