Plagosi me armë shokun, arrestohet i riu dhe dy shokët e tij në Tiranë - Gazeta Express
string(69) "plagosi-me-arme-shokun-arrestohet-i-riu-dhe-dy-shoket-e-tij-ne-tirane"

Lajme

Gazeta Express

24/05/2026 10:30

Plagosi me armë shokun, arrestohet i riu dhe dy shokët e tij në Tiranë

Lajme

Gazeta Express

24/05/2026 10:30

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës në Tiranë, ku një 17-vjeçar është plagosur me armë zjarri.

Policia ka arrestuar shtetasin R.S, 19-vjeç si autorin e ngjarjes, i cili para autoriteteve ka deklaruar se arma ishte shkrepur aksidentalist.

Në pranga janë vënë dhe shtetasit A. V., 20 vjeç dhe H. H., 22 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

“Rreth orës 01:40, pas njoftimit se në rrugën “Berit Beker” ishte plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se në banesën e shtetasit R. S., 19 vjeç, ky i fundit, duke i treguar armën e zjarrit pistoletë shokut të tij dhe duke menduar se nuk kishte fishek në fole, e ka shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë është plagosur 17-vjeçari.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore:

-u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. S., 19 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”;

-u arrestuan shtetasit A. V., 20 vjeç dhe H. H., 22 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

17-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement