Plagoset një person me armë në Borsh

Raportohen të shtëna me armë në bregdetin e jugut. Një person mësohet ka mbetur i plagosur në fshatin Borsh. Deri më tani nuk ka informacione lidhur me rrethat dhe identitetin e të plagosurit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të policisë.