Plagosen me thikë babë e bir në Fushë-Krujë, dërgohen me urgjencë tek Trauma në Tiranë - Gazeta Express
string(85) "plagosen-me-thike-babe-e-bir-ne-fushe-kruje-dergohen-me-urgjence-tek-trauma-ne-tirane"

Plagosen me thikë babë e bir në Fushë-Krujë, dërgohen me urgjencë tek Trauma në Tiranë

Gazeta Express

09/08/2020 21:27

Mbremjen e sotme dy persona, babë e bir, janë plagosur me thikë në Fushë Krujë.

Babë e bir, Shefqet Stafuka, 58 vjeç dhe Alban Stafuka, 30 vjeç banorë të fshatit Larushk të Fush Krujës, janë dërguar në spital me plagë të shkaktuar nga mjetet e mprehta në disa pjesë të trupit.

Lexo Edhe:

Gjendja më e rëndë paraqitet për 58-vjeçarin, i cili ka marrë plagë në bark.

Të dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi kanë marrë plagë në disa pjesë të trupit.

Shefqet Stafuka është punonjës i ujësjellësit të Krujës, ndërsa i biri Alban Stafuka ka pak kohë që është kthyer nga Spanja.