Plagosen dy policë në Skënderaj, raportohet se të dyshuar për rastin janë Nuredin Lushtaku dhe familjarët e tij - Gazeta Express
string(110) "plagosen-dy-police-ne-skenderaj-raportohet-se-te-dyshuar-per-rastin-jane-nuredin-lushtaku-dhe-familjaret-e-tij"

Plagosen dy policë në Skënderaj, raportohet se të dyshuar për rastin janë Nuredin Lushtaku dhe familjarët e tij

Lajme

Gazeta Express

03/07/2022 7:44

Raportohet për një shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa personave, ndodhur rreth orës 00:30 në Skenderaj. Si pasojë e kësaj, dy zyrtarë policorë kanë mbetur të plagosur, me ç’rast janë dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për ndihmë mjekësore.

Sinjali mëson nga burimet se personat e dyshuar për plagosjen e policëve janë ish-nënkryetari i Skënderajt Nuredin Lushtaku, dy djemtë dhe vëllezërit e tij.

Lexo Edhe:

Ngjarja dyshohet se nisi kur policia e ndali në pikë kontrolli djalin e gjeneralit Nuredin Lushtaku, të cilit i shqiptoi një tiketë trafiku. Kjo u bë sebep që ai të thërras babin e tij, i cili sapo arriti në pikë kontrolli, filloi sherrin më policinë. Në konflikt dyshohet se u përfshinë edhe vëllezërit Lushtaku.

Sinjali mëson se Policia tashmë është vënë në lëvizje që të arrestohen të dyshuarit të cilët shtinë me armë zjarri drejt zyrtarëve policorë, si dhe i rrahën ata me mjete të forta, vetëm pse atyre u shqiptuan një tiketë të trafikut.

Burimet e Sinjalit nga QKUK njoftuan se njëri nga policët dyshohet se ka marrë plagë në kokë nga mjetet e forta, por përkundër gjendjes së rëndë ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.