Plaçkitje në marketin “Kiper”, plagoset një polic


Gazeta Express
9 Dhjetor 2019 10:40

Vjedhje me armë dhe me maska në mes të ditës në lagjen e Tophanës në Shkup.

Dy persona të maskuar dhe me armë, kanë hyrë në njërin prej filialeve të marketit Kiper në Shkup, dhe kanë kryer vjedhjen. Por, në të dalë, ata janë ndeshur nga një polic, i cili ka tentuar ti ndaloj.

Dy të maskuarit kanë hapur zjarr dhe kanë plagosur policin. Sipas të dhënave të para polici nuk ka marrë plagë të rënda dhe është jashtë rrezikut për jetën, transmeton Alsat.

Dy të maskuarit kanë lënë vendin e ngjarjes, ndërkohë që policia është mobilizuar në kapjen e tyre.

Te fundit


Kthehu lart