Placido Domingo dhe Ermonela Jaho shkëlqejnë në skenën e re të Teatrit të Operas dhe Baletit
Arte
Gazeta Express
16/09/2021 0:44
Tenori i madh, Placido Domingo, u ngjit në
skenën e re të Teatrit të Operës dhe Baletit, duke dhuruar spektakël bashkë me
një nga artistet më në zë të muzikës klasike, Ermonela Jahon.
Domingo dhe Jaho interpretuan në festën e
këtij institucioni që tanimë i gëzon artistët me një shtëpi artistike të
rikonstruktuar.
Koncerti gala, këtë herë për shkak të pandemisë, nuk mundi të ishte për gjithë publikun e gjerë, por vetëm për disa fatlumë me ftesa. /A2