Pjesëtari i FSK'së, del i pari në garën ndërkombëtare “Ushtari më i mirë” në Kroaci - Gazeta Express
string(79) "pjesetari-i-fskse-del-i-pari-ne-garen-nderkombetare-ushtari-me-i-mire-ne-kroaci"

Pjesëtari i FSK’së, del i pari në garën ndërkombëtare “Ushtari më i mirë” në Kroaci

Lajme

Gazeta Express

21/06/2021 11:50

Në Poligonin Ushtarak “Eugen Kvaternik” në Slunj të Kroacisë, u mbajt Gara ndërkombëtare e “Ushtarit më të mirë” për vitin 2021.

Gara e “Ushtarit me të mirë” u realizua në periudhën kohore 13-19 qershor 2021, ku pjesë e saj ishin edhe dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK ) si dhe ushtarak nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Franca, Sllovenia, Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Britania e Madhe.

Lexo Edhe:

Me përkushtimin, angazhimin dhe performancën e lartë të treguar gjatë kësaj gare, tetar Sokol Ahmeti nga Regjimenti i Pare i Këmbësorisë i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së në mesin e shumë garuesve ka arritur të dal i pari, duke u shpallur “Ushtari më i Mirë Ndërkombëtar për vitin 2021”.

Garën me sukses ka arritur që ta përfundoj edhe garuesja tjetër e FSK-së ushtarja Endrita Brahimi.

Pjesëmarrësit kaluan së bashku në disa vështirësi , ku pjesë e saj ishte edhe rruga me gjatësi prej 30 kilometra, duke ekzekutuar 12 disiplina ushtarake.

Pjesëmarrja në gara të tilla, promovon vlerat dhe shkëmbimin e përvojave, ndërsa rezultati i arritur dëshmon edhe njëherë profesionalizmin dhe përgatitjen e lartë që kanë pjesëtaret e FSK-së.