Pjesëtarët e njësisë speciale dhe veteranët ballë për ballë te hyrja e Kuvendit, nisin brohoritjet “UÇK, "UÇK" - Gazeta Express
string(105) "pjesetaret-e-njesise-speciale-dhe-veteranet-balle-per-balle-te-hyrja-e-kuvendit-nisin-brohoritjet-uck-uck"

Pjesëtarët e njësisë speciale dhe veteranët ballë për ballë te hyrja e Kuvendit, nisin brohoritjet “UÇK, “UÇK”

Lajme

Gazeta Express

16/06/2022 10:26

Policia është mobilizuar ndërsa veteranët e UÇK-së janë mbledhur dhe shpejt kanë arritur të futen deri te dera e Kuvendit për të protestuar. Ata thirrën “UÇK”, ndërsa është paraparë të kalojnë edhe kah Qeveria, raporton Gazeta Express.

Veteranët janë të indinjuar që deputetët të martën miratuan në parim projektligjin për caktimin e pagës minimale i cili i mënjanon ata.

Lexo Edhe:

Kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku tha se pushteti i diskriminioi veteranët kur e miratoi të martën projektligjin që përcakton pagën minimale “së bashku me pakicat që gëzojnë të drejta si askush në botë”.

Ai tha se kryeministri Albin Kurti nuk i dëgjoi, edhe pse tha se “kemi paralajmëruar se do ta kundërshtojmë këtë”.

“Ai mendon se duke mos bashkëpunuar me ne, si me sindikatat dhe duke mos na mbështetur e përkrahur, do të na shtrijë për toke”, tha Klinaku.

Një kordon i policisë u pozicionua herët para Kuvendit dhe Qeverisë, ndërsa në hyrje policët e njësisë speciale janë bërë grumbull për të mos i lënë veteranët të futen brenda.

Para një jave, një seancë e Kuvendit dështoi të mbahej normalisht, pasi veteranët kishin hyrë në oborrin e institucionit më tëu lartë ligjvënës të vendit dhe kërcënonin të futeshin brenda.

Pika e parë e asaj seance ishte e papranueshme për ta. Veteranët u ndjenë të indinjuar që Qeveria i la jashtë projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që e përcaktojnë shumën e pagës minimale. Mazhoranca i kishte numrat e nevojshëm për ta miratuar këtë projektligj, por nuk pati kuorum për miratim.

Një kordon i policisë u pozicionua shpejt para Kuvendit, ndërsa në hyrje policët u bënë grumbull për të mos i lënë veteranët të futen brenda.

Objekti i Qeverisë së Kosovës u rrethua po ashtu nga forcat e Policisë, pasi protesta eksaloi në anën tjetër.

Autoblindat e Policisë u panë nëpër rrugët e Prishtinës, teksa shkonin te Kuvendi, ku veteranët tashmë ishin futur në oborr.

Por ky projektligj që parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto, nga 130-170 sa është aktualisht, u miratua në lexim të parë të martën.

PRO këtij projektligji votuan 68 deputetë. Në votim morën pjesë edhe deputetët e Listës Serbe – gjë që ngjalli shumë reagime nga veteranët – ndërsa gjashtë të tjerë abstenuan.

Në këtë seancë nuk mori pjesë PDK-ja, ndërsa LDK-ja qëndroi në sallë por nuk votoi.