Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll.
Në derbin e javës së 19-të, Llapi po avancon 0:1 në udhëtim ndaj Dritës, shkruan Gazeta Express.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e katërt, kur Arbnor Ramadani shënoi pas asistimit të Diar Vokrrit.
E me epërsi minimale 0:1 po fiton edhe Gjilani në udhëtim ndaj Fushë Kosovës.
Ishte Senad Jarovic që realizoi në minutën e 40-të të ndeshjes.
Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime të mahnitshme Shfleto Fletushkën Online: https://etc-ks.com/fletushka/new/index.php?fletushka=1390481553 Bleni më shumë e...