Pistoletë me 6 fishekë në makinë, arrestohet 25-vjeçari


Gazeta Express
19 Gusht 2019 10:05

Një 25-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi është kapur me një pistoletë të mbushur me 6 fishekë që e mbante në makinë. Pistoletën i riu e kishte fshehur brenda një çantë, ndërsa për kapjen e tij kanë ndihmuar edhe qytetarët të cilët kanë njoftuar policinë për këtë person që mbante armë.

Arrestimi i tij ka ardhur në rrugën “28-Nëntori”, ndërsa vetë i riu banonte në fshatin Përparim në Peqin. Në operacionin për arrestimin e tij kanë marrë pjesë Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Forcën e Posaçme ” Shqiponja”.

Te fundit


Kthehu lart