Pirlo zbulon lojtarët të cilët dëshiron të luajnë me Ronaldon - Gazeta Express
string(69) "pirlo-zbulon-lojtaret-te-cilet-deshiron-te-luajne-me-ronaldon-ne-sulm"

Pirlo zbulon lojtarët të cilët dëshiron të luajnë me Ronaldon

Gazeta Express

23/11/2020 16:19

Ronaldo, Dybala dhe Morata – Pirlo i do këtë treshe titullarë gjithmonë.

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, duke pranuar se tani për tani është paksa e vështirë derisa të gjendet një zgjidhje, dëshiron që në sulm të luajnë gjithmonë Cristiano Ronaldo, Alvaro Morata dhe Paulo Dybala.

Lexo Edhe:

Ata nuk kanë pasur fatin deri tani të luajnë disa sfida së bashku, për shkak të arsyeve të ndryshme,  por Pirlo ka zbuluar se ky është synimi i tij për të ardhmen.

“Fatkeqësisht nuk i kemi pasur asnjëherë të gjithë së bashku, ata vetëm janë stërvitur disa ditë së bashku. Kemi menduar për këtë zgjidhje që nga fillimi i sezonit”, u shpreh Pirlo.

“Duhet të gjejmë balancin në ekip, do të tentojmë të luajmë me Ronaldon, Dybalan e Moratën”. /Gazeta Express/