Pirlo: Barazimi me Romën, hap prapa për ne - Gazeta Express
string(40) "pirlo-barazimi-me-romen-hap-prapa-per-ne"

Gazeta Express

28/09/2020 9:29

Pirlo: Barazimi me Romën, hap prapa për ne

Gazeta Express

28/09/2020 9:29

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, e pranon se barazimi i skuadrës së vet 2:2 me Romën përbën hap prapa në paraqitjet e bardhezinjve dhe shpjegon se çfarë nuk shkoi mirë në Olimpiko.

Pirlo e ndryshoi vetëm një futbollist nga formacioni i ndeshjes së kaluar, të cilën e fitoi 3:0 kundër Sampdorias, Alvaro Morata në vend të Gianluca Frabotta, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Juventusi e gjeti veten dy herë në disavantazh pas golave nga Jordan Veretout, por u rikthye në të dy rastet falë Ronaldos, pavarësisht se për shumicën e pjesës së dytë luajti me një lojtar më pak, pas përjashtimit të Adrien Rabiot me karton të kuq.

Sulmuesi portugez shënoi nga pika e bardhë dhe pastaj me kokë për t’ia siguruar një pikë skuadrës së vet.

“Sa i përket paraqitjes, bëmë një hap prapa, por kjo është një punë në zhvillim e sipër dhe ne nuk e kemi pasur mundësinë të luajmë miqësore përgatitëse për t’i testuar taktikat tona”, tha Pirlo pas ndeshjes.

“Në fund e fituam një pikë, pasi ishim dy herë në disavantazh dhe pastaj luajtëm me një futbollist më pak”, shtoi ai. /Gazeta Express/