Pioli pas barazimit dëshpërues të Milanit: Na mungoi cilësia - Gazeta Express
string(59) "pioli-pas-barazimit-deshperues-te-milanit-na-mungoi-cilesia"

Pioli pas barazimit dëshpërues të Milanit: Na mungoi cilësia

Futboll

Gazeta Express

04/03/2021 8:46

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, e ka pranuar se skuadrës së tij i mungoi cilësia dhe ritmi i duhur në një tjetër ndeshje dëshpëruese 1:1 me Udinesen të mërkurën.

Në fakt, Milani ishte buzë humbjes por një goli tejet i vonshëm nga Franck Kessie nga penalltia ia nxori një pikë kuqezinjve kundër një Udinese që e përfundoi ndeshjen me 10 futbollistë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ky barazim i jep mundësi rivalit dhe liderit, Inter, ta rrisë në gjashtë pikë epërsinë në krye të tabelës në Serie A.

“Ne deshëm të fitojmë, sa keq. Ne e dinim se do të ishte e vështirë kundër një ekipi që luan në mbrojtje”, tha Pioli.

“Pashë përkushtim por mungesë qartësie. Na mungoi cilësia dhe ritmi, por jo edhe zemërimi e përkushtimi”, shtoi ai.

/Gazeta Express/