Pioli: Juventusi, kundërshtar ideal për Milanin - Gazeta Express
string(45) "pioli-juventusi-kundershtar-ideal-per-milanin"

Pioli: Juventusi, kundërshtar ideal për Milanin

Gazeta Express

12/02/2020 21:44

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, këmbëngul se e ardhja e tij nuk është prioritet dhe se përballja me Juventusin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë është testi më i mirë i mundshëm për skuadrën e tij pas humbjes në derbi kundër Interit.

Milani e pret Juventusin në San Siro të enjten në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes tyre, ndërsa ajo e kthimit do të zhvillohet më 4 mars në Torino, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Kupa e Italisë është e rëndësishme për të gjitha klubet prestigjioze, sepse të gjitha duan të bëjnë mirë në këtë turne”, tha Pioli për Rai Sport dhe Milan TV.

“Arritja deri në gjysmëfinale nuk është e mjaftueshme. Ne duam të shkojmë deri në fund. Duhet të jemi të përqendruar dhe të mbrehtë dhe të bëjmë paraqitje më të mirë teknike se kundër Interit”, theksoi Pioli për përballjen me Juventusin.

Duke folur për humbjen ndaj Interit, Pioli shtoi: “Ta humbësh derbin në këtë mënyrë dhemb, por menjëherë e kemi një ndeshje të rëndësishme ndaj Juventusit e cila mund të na ndihmojë ta harrojmë atë”.

“Kemi cilësi për t’i shkaktuar probleme Juventusit dhe përballja me ta është gjëja më e mirë të cilën kemi mundur ta kërkonim pas derbit”, shtoi ai. /Gazeta Express/