Pink pritet ta marrë çmimin “People’s Champion”


load
Gazeta Express
31 Tetor 2019 1:18

Ylli i popit Pink do të nderohet për punën e saj të madhe filantropike në E! People’s Choice Awards.

Krijuesja e hitit “Just Give Me a Reason” do ta marrë çmimin “People’s Champion” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve më 10 nëntor në Santa Monica, California, ku do të duartrokitet për mbështetjen e saj të gjatë të organizatave si No Kid Hungry, Human Rights Champaign, Make-a-Wish Foundation. Planned Parenthood dhe Autism Speaks, shkruan Koha.

Pink, e cila gjithashtu ka shërbyer si ambasadore në United Nations Children’s Fund (UNICEF) që nga viti 2015, është shprehur falënderuese për mirënjohjen për aktivizmin e saj.

Në një deklaratë të lëshuar për E!, ajo shkruan: “Ka kaq shumë organizata dhe individë të mrekullueshëm që bëjnë gjëra të jashtëzakonshme në komunitetet tona çdo ditë. Këta janë luftëtarët dhe kampionët tanë të përditshëm. Ata na mësojnë neve dhe fëmijëve tanë se është mirë të jemi të sjellshëm dhe se ndryshimi është i mundur.

“Ndihem e nderuar që jam një pjesë e vogël e këtij ndryshimi dhe do të vazhdoj të jem kampione për të vërtetën, për mendje dhe zemra të hapura.”

Përfaqësuesja e E!, Jen Neal, shton: “Aftësia e Pink për ta mbuluar një audiencë globale me muzikën e saj dhe gjithashtu për t’i inkurajuar ata që të veprojnë në emër të kauzave të rëndësishme që ndikojnë në njerëzimin është e mahnitshme.

“Si një aktiviste që e frymëzon ndryshimin për të mirë, ajo është mishërimi i një kampioneje të njerëzve (People’s Champion), dhe me përulje ia prezantojmë asaj këtë çmim.”

Pink gjithashtu do ta ketë mundësinë t’i fitojë dy çmime të tjera gjatë mbrëmjes në fjalë pasi që është nominuar për “Female Artist of 2019” dhe “Concert Tour of the Year” për këngën e saj “Beautiful Trauma”.

Te fundit


Kthehu lart