Piloti i parashutave zbulon shumën marramendëse që i ofruan për t’i dërguar Donaldit mesazhin për Borën - Gazeta Express
string(102) "piloti-i-parashutave-zbulon-shumen-marramendese-qe-i-ofruan-per-ti-derguar-donaldit-mesazhin-per-boren"

Rozë

Gazeta Express

11/01/2022 9:17

Piloti i parashutave zbulon shumën marramendëse që i ofruan për t’i dërguar Donaldit mesazhin për Borën

Rozë

Gazeta Express

11/01/2022 9:17

Piloti Arbër Xhaja, i njohur ndryshe si politi i “Big Brother VIP” ka qenë i ftuar te emisioni ‘Breaking’ në Top News, i cili i ka bërë surprizën e Monikës, madje pati edhe 1 takim me të.

Po përveç mesazheve për Monikën, e cila me humor krijoi një dashuri platonike për të, ai ka dërguar dhe i kanë ofruar dhe të dërgoj mesazhe të tjera.

Lexo Edhe:

I ftuar në studio parashutisti Arbër Xhaja ka treguar një situatë ku i kanë ofruar 5 mijë euro vetëm për një mesazh dedikuar Donaldit. 

Mesazhi duhet të përmbante fotografinë e Bora Zemanit dhe varësen që Donaldi i dhuroi prezantueses së njohur.

Sipas pilotit, këtij të fundit i kanë dhuruar plot 5 mijë euro teksa vetë parashutisti e ka konsideruar këtë mesazh të papërshtatshëm dhe ka refuzuar.

“Deri dje banorët ishin të lumtur se i shkonte një parashutë që u çonte mesazhe të bukura, por jo tani sepse nga fansat mund të marrin mesazhe jo të mirë.”,- u shpreh Arbri.

Arbri gjithashtu u distancua nga dërgimi i parashutës ditën e djeshme, ku ishte data 9 Janar dhe një mesazh i koduar për Donaldin në lidhje me Borën.

Ai mendon se mesazhet duhet të jenë vetëm surpriza dashurie, gëzimi dhe mbështetjeje ndaj njëri-tjetrit. Ai distancohet nga çdo mesazh që u sjell ndonjë shqetësim secilit prej banorëve, duke e konsideruar si jo të bukur edhe surprizën e djeshme për Donaldin, i cili tashmë është në lidhje me Beatrix.