Piknik mes mbeturinash në Liqenin e Batllavës


Gazeta Express
22 Prill 2019 21:57

Elena Ramadani, 12-vjeçare, mundohej që ta pastronte një pjesë rreth Liqenit të Batllavës, në mënyrë që të akomodohej për piknik me familjen e saj.

Ajo thotë se e pengojnë shumë mbeturinat dhe qytetarët duhet të vetëdijesohen, që të mos e ndotin ambientin, raporton KTV.

Edhe shumë familje të tjera vizituan këtë të hënë Liqenin e Batllavës, por ankohen për papastërti të madhe.

Bukuria e Liqenit të Batllavës shëmtohet sapo të hedhësh sytë në tokë. Vendi është i stërmbushur me mbeturina.

Disa prej vizitorëve, bashkatdhetarë që jetojnë në Gjermani, tregojnë se vetëdijesimi atje është më i lartë dhe vetë banorët i ruajnë hapësirat publike.

Në Ditën e Tokës, megjithëse në shumë vende pati aktivitete pastrimi, diçka e tillë nuk ndodhi te Liqeni i Batllavës.

Hamdi Jaha, drejtor i Urbanizmit dhe Mbrojtjes Mjedisore tha se komuna ka angazhuar 2 punëtorë që për çdo ditë pastrojnë përreth liqenit.

Ai u bëri thirrje të gjithë vizitorëve që t’i mbledhin mbeturinat e tyre kur vizitojnë Batllavën.

Te fundit


Kthehu lart