Pengmarrja e Ndrek Prengës kryqëzon tre banda të ndryshme me figura të njohura të krimit dhe tregon kapacitetet e tyre të trafikimit ndërkombëtar të drogës.
Mediat raportuan sot se pengmarrja e Prengës përfshin 3 banda të Vlorës, Shijakut dhe Shkodrës. Nëse për bandën e Shijakut njihet familja Hajri – kryesor Altin Hajri, shpallur në kërkim – për bandat e Vlorës dhe Shkodrës janë cituar vetëm inicialet: D.R; K.G; G.D; dhe M.B.
Megjithatë mediat zbuluan se banda e Vlorës është ajo e Dritan Rexhepit, i përfshirë në disa vrasje dhe rrjete ndërkombëtare të trafikut të drogës nga Ekuadori.
(Kliko këtu për të lexuar: Në gjurmët e “Narcos” — linja direkte e kokainës Amerikë Latine-Shqipëri)
Vëllai i Ndrekës, Astrit Prenga, përshkruhet si korrier i tre bandave në Angli. Ai thuhet se ka kërkuar të paguhet më shumë dhe për këtë ka prishur një pazar prej rreth 280 kilogramë kokainë duke mos ua kthyer ngarkesën bandave.
Ky veprim thuhet se ka nxitur hakmarrjen. Vendimi për të marrë peng vëllain e Astritit thuhet se e ka marrë Rexhepi. Mesazhin familjes Hajri në Shijak ua ka përcjellë K.G nga Vlora.
Më 17 janar në Kamëz banda e Shijakut mori peng Jak Prengën, baba i 5 fëmijëve. Policia thotë se ai vdiq nga dhuna dhe anëtarë të bandës së Shijakut e kanë zhdukur trupin e tij.
Personat e shpallur në kërkim nga policia:
1- Altin Hajri, 35 vjeç, i dënuar me 7 vite burg për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Akuzuar 5 vite më parë se bënte pjesë në një bandë ndërkombëtare trafiku heroine nga Afganistani drejt Italisë.
2- (Gramoz) Dritan Rexhepi, 40 vjeç, i arrestuar 6 vite më parë në Ekuador me rreth 280 kilogramë kokainë dhe që duhej të ishte ekstraduar në Shqipëri ku rezultonte i dënuar me 25 vite burg. Përveç narkotrafikut, Rexhepi lidhet me disa vrasje me pagesë dhe grabitje bankash në Evropë ndërsa ka mundur t’u arratiset autoriteteve shqiptare, italiane dhe belge. Në Shqipëri në vitin 2009 u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy policëve Arben Keqi e Durim Kasmi. Por dënimi iu anulua dhe iu kthye në 25 vite.
3- G.D, i lidhur me bandën nga Vlora, i skeduar nga autoritetet e vendeve të BE. Konsiderohet njeriu kyç që urdhëroi rrëmbimi e Prengës.
4- M. B. nga Shkodra, person i rrezikshëm i lidhur me linjën e trafikut të drogës nga Ekuadori në vendet e BE-së.
5- K. G. nga Shkodra, i skeduar nga autoritetet shqiptare dhe ato të vendeve të BE-së. Mendohet të jetë personi që ka bërë rolin e ndërmjetësit, duke çuar mesazhin për marrjen peng të Prengës.
Ngjarja tronditëse nxorri në pah faktin se grupet e narkotrafikut pastrojnë paratë përmes resorteve. Familja Hajri kishte në Shijak kompleks luksoz hotelerie prej 1,4 hektarësh, ndërsa 5 vite më parë autoritetet italiane e përshkruanin familjen me një pasuri miliona euroshe.
Çështja e pengmarrjes tregon qartë bashkëpunimin deri në brutalitet mes bandave që trafikojnë qindra kilogramë kokainë në shtetet e Evropës dhe pastrojnë paratë në Shqipëri. Megjithatë qeveria propagandon se e ka fituar luftën kundër narkotrafikut. Madje sulmon edhe hulumtimet gazetareske, të cilat u japin dritë zhvillimeve të fundit.
Nga kjo histori mbeten pikëpyetje se si:
Të arrestuarit nga policia:
1-Bajram Hajri, 64 vjeç, baba i Altin
Hajrit
2-Leonard Hajri, 36 vjeç, djal i Bajramit
3-Elton Hajri, 32 vjeç, nip i Bajramit
4-Olsi Turja, 36 vjeç shok i vëllezërve Hajri, pronar i furgonit që u përdor
për të marrë trupin e Prengës
5-Festim Bexhdili, 30 vjeç, i dyshuar se dogji rrobat dhe kreu varrosjen e
Prengës./exit.al