Pika pa sipërfaqe/ "Hegeli dhe shteti: Pesë konferenca mbi 'Filozofinë e së drejtës'’ - Gazeta Express
string(79) "pika-pa-siperfaqe-hegeli-dhe-shteti-pese-konferenca-mbi-filozofine-e-se-drejtes"

Arte

Gazeta Express

15/08/2022 17:54

Pika pa sipërfaqe/ “Hegeli dhe shteti: Pesë konferenca mbi ‘Filozofinë e së drejtës’’

Arte

Gazeta Express

15/08/2022 17:54

Del së afërmi në librari “Hegeli dhe shteti: Pesë konferenca mbi ‘Filozofinë e së drejtës'”, nga filozofi franko-gjerman Éric Weil (me përkthim nga Orgest Azizi).

Nga parathënia e Weil për librin:

“Titulli i këtij punimi është Hegeli dhe Shteti. Por titulli nuk e tregon saktë shtrirjen dhe objektin e tij: në fakt, bëhet fjalë për një kritikë të kritikës tradicionale, sipas së cilës Hegeli qenkësh apologjisti i shtetit prusian, dhe profeti i asaj çka njihet rëndom me emrin shtetizëm. Sa qëndron kjo kritikë? A mjafton të vëresh se Shteti është në qendër të mendimit politik të një filozofie për të mos u marrë më me të? Së fundi, edhe sikur e ligjshme të jetë sa më lart, a vlen një kritikë e tillë në rastin e Hegelit?
Autori e di se reagimet që do provokojë një orvatje e tillë do jenë unanime: ai ka bërë krim. Arsyet e gjykimit do jenë nga më të ndryshmet; do thonë se ky interpretim (ose kundërinterpretim) është një apologji e diktaturës së majtë, e diktaturës së djathtë, e liberalizmit, e moralizmit, e indiferentizmit, e dogmatizmit etj.; akuzat do jenë të ndryshme, por verdikti i njëjti. Autori ka vendosur të mos kërkojë pafajësinë, jo se mendon se nuk ka të drejtë, por sepse e di se shanset për ta marrë janë shumë të pakta. Ai vetëm sa i njeh vetes të drejtën të theksojë se punimi i paraqitur është një tezë shkencore mbi një libër shkencor, se ajo çka ai thotë (dhe çka ai mendon se ka thënë Hegeli) është e gjykueshme vetëm si e vërtetë ose e rreme, dhe se s’mund të merret me konsiderata oportuniste.”

Éric Weil (1904-1977) u lind në Gjermani, ku kreu studimet dhe përfundoi një doktoratë në filozofi mbi Pomponazzi-n nën drejtimin e Ernst Cassirer-it, për të vijuar me studime mbi Rilindjen, pranë Bibliotekës Aby Warburg. Më 1933, pas ardhjes së Hitlerit në pushtet, ekzilohet në Francë. Bashkëthemelues i revistës Critique me G. Bataille. Hegeli dhe Shteti, një datë e rëndësishme në historinë e studimeve hegeliane, është libri i parë i tij në shqip.

/Gazeta Express

Lexo Edhe: