Pika kufitare Stançiç-Bellanoc nuk hapet për shkak se Kosova nuk i ka siguruar policisë internet - Gazeta Express
string(96) "pika-kufitare-stancic-bellanoc-nuk-hapet-per-shkak-se-kosova-nuk-i-ka-siguruar-policise-internet"

Gazeta Express

09/12/2019 22:50

Pika kufitare Stançiç-Bellanoc nuk hapet për shkak se Kosova nuk i ka siguruar policisë internet

Gazeta Express

09/12/2019 22:50

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani në emisionin Click-Plus në TV21 tha se pika kufitare Stançiç-Bellanoc ende nuk është hapur për shkak se institucionet e Kosovës nuk janë të gatshme, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij, pala kosovare ende nuk ka arritur që të sjell internetin deri në pikën kufitare dhe ka kërkuar më shumë kohë për përmbushjen e këtij premtimi.

Lexo Edhe:

Osmani thotë se Maqedonia e Veriut i ka ofruar Kosovës internet, por që këta të fundit e kanë refuzuar për shkaqe të sigurisë./GazetaExpress/