Pija që shpërbën kristalet e acidit urik të grumbulluara në nyje e kyçe: Shpëto një herë e mirë nga dhimbjet


Gazeta Express
8 Nëntor 2019 7:18

Formimi i kristaleve të acidit urik në artikulacione (nyje) është rezultat i një diete të keqe ushqimore dhe nëse lihet e patrajtuar, lehtë mund të degjenerojë në një problem më shqetësues

Ënjtja mund të jetë e lehtë, por mund të intensifikohet dhe të shkaktojë dhimbje më të forta. Shkaku kryesor është mbingarkesa e acidit urik, për shkak të eliminimit joefikas të mbeturinave ose krijimit të tepërt.

Acidi urik formohet gjatë shpërbërjes së purinës, përbërje kimike, që gjenden në shumë ushqime dhe ndodhet edhe në mënyrë natyrale brenda trupit tuaj. Kur veshkat tuaja nuk janë në gjendje të eliminojnë acidin urik, formacionet kristale që depozitohen dhe krijohen rreth nyjeve.

Më poshtë Living do të japë një recetë që ndihmojnë në shkrirjen e këtyre kristaleve që shkaktojnë dhimbje !

Përbërësit:

⦁ 2 kërcej selino

⦁ 1 kastravec i mesëm

⦁ 1 gjysmë limoni

⦁ 3 cm rrënjë xhenxhefili

Përgatitja:

Prini në feta kastravecin, qëroni lëkurën e xhenxhefilit e të limonit dhe fusni të gjithë përbërësit në një blender për t’i përzierë.

Prisni derisa të gjithë përbërësit të shndërrohen në lëng dhe ajo që ju mbetet është thjesht ta konsumoni.

Përfitimet shëndetësore:

Selinoja përmban polisaharide dhe antioksidantë që veprojnë si anti-inflamatorë (këtu përfshijmë acide fenolike, si acidi kafeik, acidi ferulik dhe flavanolet). Këto të fundit ju ndihmojnë të luftoni radikalet e lira që mund të çojnë në inflamacion.

Kjo është ajo që e bën selino të dobishme për trajtimin e një sërë problemesh si dhimbja e nyjeve nga artriti, veshkat, problemet me lëkurën, infeksionet e mëlçisë dhe infeksionet e traktit urinar dhe sindroma e zorrës së irrituar.

Kastraveci është 95% ujë, ndihmon në mbajtjen e trupit të hidratuar dhe ndihmon trupin të eliminojë toksinat. Kastraveci ose lëngu i tij, është shumë alkalizues dhe efektiv për reduktimin ose largimin e kristaleve të acidit urik në nyje.

Studimet kanë treguar që xhenxhefili ndihmon në lehtësimin e dhimbjes dhe inflamacionit. Një studim i kryer nga studimi i Universitetit të Miami, deklaroi se ekstrakti i xhenxhefilit mund të jetë një zëvendësues natyral i ilaçeve jostoidale anti-inflamator. Hulumtimet tregojnë se xhenxhefili ndikon në procese të caktuara inflamatore në një nivel qelizor.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart