Pija e cila kompenson magnezin: Ju nevojiten vetëm katër përbërës! - Gazeta Express
string(64) "pija-e-cila-kompenson-magnezin-ju-nevojiten-vetem-kater-perberes"

Pija e cila kompenson magnezin: Ju nevojiten vetëm katër përbërës!

Gazeta Express

08/07/2020 10:11

Pos që përgatitja është e thjeshtë, të gjithë artikujt lehtë mund të gjenden

Magnezi është një mineral i neviojshëm për kocka të shëndetshme, merr pjesë në transmetimin e impulseve nervore, relakson muskujt dhe rrit nivelin e energjisë.

Lexo Edhe:

Ai kontribuon në shëndetin e enëve të gjakut, ul presionin e gjakut dhe rrit HDL (kolesteroli i mirë).

Po ashtu, luan një rol thelbësor në kontrollin e sheqerit në gjak, rrit funksionin imunitar dhe përshpejton shërimin e plagëve, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 25 g fara kungulli;
– 200 ml qumësht bajameje;
– 2 lugë fara liri;
– 1 portokall.

Përgatitja:

Farat e lirit dhe farat e kungullit qitni në blender dhe shtoni portokallin.

Shtoni qumështin dhe përzieni rreth 30 sekonda. Lini një kohë të shkurtër të gjitha që të bashkohen.

Pos që përgatitja është e thjeshtë, të gjithë artikujt lehtë mund t’i gjeni, ndërkaq ekspertët këshillojnë që pijen ta konsumoni në mëngjes në mënyrë që gjithë ditën të kënaqeni me humor të mirë.