Pianistja që po e freskon muzikën klasike me ngjyra popi


Gazeta Express
10 Korrik 2019 23:06

Nga shumëkush konsiderohet si muzika e gjyshërve, apo ajo që dëgjohet nëpër ashensorë.

Por muzika klasike po i nënshtrohet një ndërhyrjeje estetike, kjo edhe falë yllit të saj të famshëm, Chloe Flower, një pianiste që po i jep asaj ngjyra popi.

Artistja 33 vjeçare fitoi shumë famë, më herët këtë vit, pas një performance në ceremoninë e çmimeve “Grammy”, bashkë me mbretëreshën e repit, Cardi B.

“Isha shumë e frikësuar. Një natë më parë kisha marrë një karamele fati dhe shkruhej, nëse nuk rrezikon, nuk fiton asgjë”, ka thënë Chloe.

Por gjithçka shkoi për mrekulli në natën e madhe të muzikës, nën sytë e 22 milionë njerëzve.

Artistja e shkolluar në Juilliards, që luan që nga mosha dy vjeçare, u bë një sensacion, duke fituar brenda natës dhjetëra e mijëra ndjekës, në mediat sociale dhe duke bërë një kontratë me “Sony Music”, përcjell TCH.

Sidoqoftë, ky nuk ishte bashkëpunimi i parë i saj me botën e popit apo hip hopit. Në 2010, Flower nënshkroi një kontratë me producentin legjendar, R&B Babyface, duke kompozuar sekuenca instrumentale dhe duke marrë eksperiencë në produksion.

Që atëherë, ajo ka bërë muzikë për Celine Dion, Nas dhe 2 Chainz. Ajo përdor “Instagramin”, për të promovuar punën e saj, dhe shpesh poston klipe të saj ku realizon remikse klasike të megahiteve, si “Despacito” apo “Thank U Next”.

Chloe Flower, the scene-stealing pianist tuning up classical music | AFP


Te fundit


Kthehu lart