Pezullohet vendimi për dezinfektimin e mauneve dhe kamionëve në pikat kufitare që kushtonte 22 euro - Gazeta Express
string(99) "pezullohet-vendimi-per-dezinfektimin-e-mauneve-dhe-kamioneve-ne-pikat-kufitare-qe-kushtonte-22-euro"

Gazeta Express

01/06/2020 17:12

Pezullohet vendimi për dezinfektimin e mauneve dhe kamionëve në pikat kufitare që kushtonte 22 euro

Gazeta Express

01/06/2020 17:12

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike ka pezulluar kontratën për pagesën e tarifës prej 22 eurove për dezinfektim të mauneve që hyjnë në Republikën e Kosovës

Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të MPBAP’së në Facebook.

Lexo Edhe:

“Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës. Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19. Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare”, thuhet në njoftimin e MPBAP’së.

Importuesve të mallrave nga Shqipëria, prej sot u është kërkuar të bëjnë dezinfektimin e automjeteve në hyrje të kufirit doganor në mes Kosovës dhe Shqipërisë./Express/