Pezullohet nga detyra drejtuesi i ‘OFL-së’ Artan Shkëmbi

Për motive ende të pazbuluara, është pezulluar nga detyra Artan Shkëmbi, drejtuesi i task forcës së operacionit të njohur ‘Forca e Ligjit’. Shkëmbi është drejtor në drejtorinë e përgjithshme të policisë, në departamentin e policisë kriminale. Urdhri për pezullimin e tij ka ardhur me firmën e drejtorit të përgjitshëm Ardi Veliu.