Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të ndalohen pagesat e qerave për bizneseve të vogla dhe familjarëve të regjistruar në punë, por që kanë ndaluar punën për shkak të masave të marra nga koronavirusi.
Sipas Ramws me aktin normativ për masat e veçanta do të ndalohen pagesat e qerave nga ana e bizneseve të vogla dhe familjarëve të regjistruar në punë, që kanë ndaluar punën për shkak të luftës!
“Kush ka humbur punën në të zezë dhe ka këtë hall, mund të përfitojë nga kjo masë vetëm duke denoncuar punëdhënësin!”, shprehet Rama.