Pezullohen disa llogari në Instagram – Meta po punon ta rregullon problemin - Gazeta Express
string(73) "pezullohen-disa-llogari-ne-instagram-meta-po-punon-ta-rregullon-problemin"

AutoTech

Gazeta Express

31/10/2022 21:46

Pezullohen disa llogari në Instagram – Meta po punon ta rregullon problemin

AutoTech

Gazeta Express

31/10/2022 21:46

Shumë përdorues të rrjetit social Instagram, në mbarë botën raportuan ditën e sotme se llogaritë e tyre ishin pezulluar, ndërkohë kompania ka reaguar duke thënë se po punon për të zgjidhur këtë çështje.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa prej jush kanë probleme me aksesin në llogarinë tuaj në Instagram. Ne po e shqyrtojmë dhe kërkojmë falje për shqetësimin. #instagramdown”, tha kompania në platformën Twitter.

Lexo Edhe:

Faqja e internetit Downdetector.com, e cila gjurmon problemet e aksesit në mbarë botën, tha se shërbimi i ndarjes së fotografive në internet dhe rrjeteve sociale ka parë një mungesë aksesi që nga mëngjesi.

Një grafik tregon më shumë se 7,000 përdorues që raportuan se shërbimi ishte ulur rreth orës 10:17 të mëngjesit me orën Lindore (1417 GMT).

Sipas raporteve të shumta, një zëdhënës i Metës që zotëron Instagramin, tha se kompania është e vetëdijshme se përdoruesit kanë probleme në pjesë të ndryshme të botës.

“Ne po punojmë për ta zgjidhur problemin sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për shqetësimin”, tha zëdhënësi në një deklaratë.