Petrovska: MPB nuk guxon të keqpërdoret nga asnjë parti politike - Gazeta Express
string(63) "petrovska-mpb-nuk-guxon-te-keqperdoret-nga-asnje-parti-politike"

Petrovska: MPB nuk guxon të keqpërdoret nga asnjë parti politike

Gazeta Express

20/01/2020 12:38

Zv/ministrja plotësuese e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska, në një konferencë për media ka porositur se nuk do të tolerojë struktura paralele në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), raporton Anadolu Agency (AA).

Ajo rikujtoi se qeveria teknike e zgjedhur më tre janar i ka dy detyra kryesore: zbatimin e planeve dhe aktiviteteve në kuadër të reformave për integrimet euroatlantike dhe krijimin e kushteve për organizimin e zgjedhje fer dhe demokratike.

Lexo Edhe:

“Kjo është një periudhë në të cilën qytetarët me të drejtë presin funksionimin e rregullt të të gjitha institucioneve, por gjithashtu presin përparim të vendit tonë dhe anëtarësimin e tij në NATO dhe BE. Prandaj, zgjedhjet e ardhshme janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të gjithë qytetarët e vendit tonë, pavarësisht përkatësisë së tyre partiake apo etnike”, tha Petrovska.

Ajo gjithashtu tha se kjo është një periudhë që bart përgjegjësi shtesë për të gjithë anëtarët e ekzekutivit, duke shtuar se duhet respektuar hierarkia brenda MPB-së. Petrovska gjithashtu tha se MPB nuk guxon të keqpërdoret nga asnjë parti politike.

“Në interes të qytetarëve jam e gatshme të bashkëpunoj, por gjithashtu në interes të tyre, unë jam e gatshme të kundërshtoj me vendosmëri çdo përpjekje për të krijuar struktura paralele dhe për të thyer parimin e hierarkisë dhe shkeljen e ligjeve”, theksoi Petrovska, duke shtuar se qytetarët nuk duhet të jenë viktimë e pengesave, bllokadave apo presioneve.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut janë paraparë të mbahen më 12 prill, ndërsa sipas Ligjit për Qeveri, më së voni 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, respektivisht më tre janar, kryeministri dha dorëheqje dhe në krye të qeverisë teknike erdhi Oliver Spasovski, kandidat i propozuar nga pushteti.

Gjithnjë sipas ligjit, parashikohen edhe disa ndryshime tjera në ekzekutiv. Ministrinë e Punëve të Brendshme e udhëheq Naqe Çulev, i propozuar nga opozita ndërsa Sllavjanka Petrovska është emëruar zv/ministre plotësuese si propozim nga pushteti.