Petrol Company dërgon iftarë për 77 banorët në “Shtëpinë e Pleqve” nga restorantet e saj “Be Happy”
Shkurt e Shqip
Gazeta Express
21/04/2021 15:49
Rrjeti i restoranteve “Be Happy” i cili është brend i Petrol
Company, për nderë të muajit të shenjtë të Ramazanit për herë të dytë ka
përgatitur iftarë për 77 rezidentët në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë.
Iftari u është përgatitur nga profesionistët e kulinarisë të “Be
Happy Restaurant” dhe u është dërguar me menu të plotë të shoqëruar me pije të
ndryshme. Ushqimet u dërguan sigurisht duke marrur paraprakisht leje nga
institucionet përkatëse dhe duke i respektuar me përpikëshmëri masat kundër
COVID-19.
Falënderime të shumta ka pasur drejtuar përgjegjësve të
Restorantit “Be Happy” si dhe lutje të shumta drejtuar pronarëve të “Petrol
Company”, që trokiti në derën e tyre pikërisht në ditët e muajit të shenjët të
Ramazanit
Ky gjest human u pritë shumë mirë nga stafi i shtëpisë së pleqve, kurse përgjegjësit e “Be Happy Restaurant” falënderuan stafin në Shtëpinë e Pleqve për pritjen që ju është bërë dhe për trajtimin dinjitoz që ju bëjnë banoreve të kësaj shtëpie.