Petrit Selimi: Objekti i BE-së në Prishtinë me rrethoja 3 metra, në Beograd hiç - Gazeta Express
string(77) "petrit-selimi-objekti-i-be-se-ne-prishtine-me-rrethoja-3-metra-ne-beograd-hic"

Petrit Selimi: Objekti i BE-së në Prishtinë me rrethoja 3 metra, në Beograd hiç

Lajme

Gazeta Express

05/03/2021 11:27

Drejtori i korporatës “Sfidat e Mijëvjeçarit” (MCC), Petrit Selimi ka krahasuar zyrat e BE’së në Prishtinë e Beograd për nga rrethojat e sigurisë së objektit, raporton Gazeta Express.

Selimi ka shkruar në Twitter se përderisa kosovarët janë populli më proevropian BE’ja përreth zyrës së saj në Prishtinë ka ngritur rrethojë sigurie tre metra të lartë për dallim nga zyra e tyre në Beograd ku nuk ka rrethoja fare teksa serbët përkrahin anëtarësimin e shtetit të tyre në BE me vetëm 47 përqind.

Lexo Edhe:

“Zyra e BE’së në Prishtinë ku qytetarët përkrahin anëtarësimin në BE me 90 për qind ka rrethojë tre metra të lartë në qendër të qytetit. Zyra e BE’së në Beograd ku qytetarët e përkrahin anëtarësimin në BE me 47 për qind nuk ka rrethojë sigurie fare. Jo vetëm që BE po e mban Kosovën në kafaz vizash po e mban edhe vetën ne kafaz”, ka shkruar ai në Twitter./Express/