Petrit Lekaj pranoi vrasjen e së bijës, përlot gruaja: I humba të dy


Gazeta Express
20 Gusht 2019 9:06

Petrit Lekaj, babai i të ndjerës Sabrina Lekaj ka pranuar vrasjen e vajzës rreth një muaj më parë në Adelaide të Australisë.

49-vjeçari ka dalë para gjykatës dhe ka pranuar se ka ekzekutuar ai mizorisht vajzën e tij 20-vjeçare pasi kishte shkuar vonë në shtëpi.

Ndërkohë, nëna e Sabrinës ka rrëfyer për mediat austriake se Petriti nuk ka qenë kurrë i dhunshëm dhe se tashmë ajo i ka humbur të dy.

“Ai nuk është treguar kurrë i dhunshëm me mua apo me ndonjë person tjetër të familjes. Është shumë më e lehtë nëse e di se dikush ka qenë personi i keq dhe një tjetër është viktima, pasi e di se për kë duhet të qash. Por në të vërtetë kur nuk e di historinë, ndjen për të dy. Ndjej natyrisht që vajza ime është vajza ime dhe dhimbja nuk do të largohet kurrë. Është sikur duhet të mësoj te jetoj me këtë, por tani i kemi humbur të dy”- tha ajo.

Kujtojmë se 20 vjeçarja u gjet e vdekur në një makinë afër shtëpisë së familjes në periferi të Kidman Park, ndërsa në sediljen tjetër ishte ulur dhe babai i saj, Petrit Lekaj, i cili ishte po ashtu i plagosur dhe me dëmtime të rënda në pjesën e barkut.

af4e5da06bd3ac74d67cc5332f081a6c_L.jpg

Te fundit


Kthehu lart