Petrit Halilaj anulon pjesëmarrjen në ekspozitë në Beograd, organizatori refuzoi ta njohë Kosovën - Gazeta Express
string(96) "petrit-halilaj-anulon-pjesemarrjen-ne-ekspozite-ne-beograd-organizatori-refuzoi-ta-njohe-kosoven"

Petrit Halilaj anulon pjesëmarrjen në ekspozitë në Beograd, organizatori refuzoi ta njohë Kosovën

Gazeta Express

28/07/2020 20:52

Artisti Petrit Halilaj është tërhequr nga Bienalja e Beogradit pasi që organizatorët nuk ia njohën shtetësinë kosovare.

Kosovari do të merrte pjesë në këtë Bienale që organizohet nga Qendra Kulturore e Beogradit në Serbi, vend që ende nuk e njeh Kosovën si shtet.

Lexo Edhe:

Andaj, artisti u tërhoq pasi nuk u pajtua me organiztorët.

“Kur e mora ftesën në Bienalen e Beogradit isha i konfliktuar nga brenda, por gjithashtu e pashë atë si një mundësi për të krijuar një urë, për të hapur një dialog dhe për të eksploruar shtigje të reja të pajtimit përmes artit”, shkruan Halilaj, në një letër të hapur.

Halilaj, i cili jeton në Berlin, ka shkruar një letër të hapur ku detajon përvojën e tij me ekspozitën, e cila zyrtarisht quhet Salloni i 58 Tetorit: Bienali i Beogradit.

“Serbia i ka shkaktuar shumë dëme Kosovës, një shekull shtypje dhe gjenocid”, shprehet mes tjerash ai.