Petrit Çeku vjen për dy koncerte të rralla në Kosovë - Gazeta Express
string(52) "petrit-ceku-vjen-per-dy-koncerte-te-rralla-ne-kosove"

Petrit Çeku vjen për dy koncerte të rralla në Kosovë

Arte

Gazeta Express

16/05/2023 15:07

Kitaristi Petrit Çeku, do të mbaj dy koncertet e ardhshme në Kosovë në dy qytete. Mitrovica është qyteti i parë ku do të përformoj në kuadër të ‘Ditës Ndërkombëtare të Muzeve’ dhe në Prizren pas disa ditësh më 20 maj.

Të enjten, në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, Muzeu i Mitrovicës do të ofrojë një përvojë më ndryshe për vizitorët. Në këtë hapësirë muzeale do të performojë kitaristi Petrit Çeku. Ai do të interpretojë të gjitha Suitat e shkruara për violonçel nga kompozitori Johann Sebastian Bach e të transkriptuara për kitarë nga Valter Deshpali.

Lexo Edhe:

Koncerti i shumëpritur do të mbahet edhe në Prizren. Më 20 maj, në Katedralen “Zoja Ndihmëtare” do të mund të ndiqni magjinë e tingujve të kitarës së Çekut.

/Express/