Petrit Çeku vjen për dy koncerte të rralla në Kosovë
Arte
Gazeta Express
16/05/2023 15:07
Kitaristi Petrit Çeku, do të mbaj dy koncertet e ardhshme në Kosovë në dy
qytete. Mitrovica është qyteti i parë ku do të përformoj në kuadër të ‘Ditës Ndërkombëtare
të Muzeve’ dhe në Prizren pas disa ditësh më 20 maj.
Të enjten, në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, Muzeu i Mitrovicës do të
ofrojë një përvojë më ndryshe për vizitorët. Në këtë hapësirë muzeale do të
performojë kitaristi Petrit Çeku. Ai do të interpretojë të gjitha Suitat e
shkruara për violonçel nga kompozitori Johann Sebastian Bach e të
transkriptuara për kitarë nga Valter Deshpali.
Koncerti i shumëpritur do të mbahet edhe në Prizren. Më 20 maj, në Katedralen “Zoja Ndihmëtare” do të mund të ndiqni magjinë e tingujve të kitarës së Çekut.