Petkoviq: Plani i Kurtit dështoi, ai e destabilizon gjithë rajonin me ekstremizëm - Gazeta Express
string(79) "petkoviq-plani-i-kurtit-deshtoi-ai-e-destabilizon-gjithe-rajonin-me-ekstremizem"

Lajme

Gazeta Express

31/01/2021 12:49

Petkoviq: Plani i Kurtit dështoi, ai e destabilizon gjithë rajonin me ekstremizëm

Lajme

Gazeta Express

31/01/2021 12:49

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, deklaroi sot se Albin Kurti me vizitën e djeshme në Mitrovicën e Veriut u përpoq të provokonte një incident me të cilin – sipas tij – donte ta merrte vëmendjen e elektoratit shqiptar, trasnmeton Gazeta Express.

“Plani i Kurtit dështoi në momentin kur populli serb, me një protestë paqësore, e tregoi qartë se çfarë nuk i takon atij”, tha Petkoviq për mediumin serb, Tanjug.

Lexo Edhe:

Sipas Petkoviq, serbët në veri të Kosovës edhe një herë kanë treguar se nuk pajtohen me “ekstremizmin e Kurtit”.

“Me këtë agresion, Kurti destabilizon vazhdimisht, jo vetëm provincën tonë jugore, por të gjithë rajonin. Sepse çfarë tjetër përveç ekstremizmit është kjo e fundit nga Kurti, pas një serie kërcënimesh rreth një referendumi për krijimin e një Shqipërie të Madhe, duke bërë thirrje, siç thotë ai, për Luftë të Tretë Ballkanike”, tha Petkoviq.

Ai i lavdoi serbët në Mitrovicën e Veriut për reagimin “në mënyrë të civilizuar dhe demokratike”.

“Kosova dhe Metohija është shtëpia e të dy palëve, serbëve dhe shqiptarëve, dhe ajo është dhe mbetet shtëpia shpirtërore e të gjithë popullit serb”, tha Petkoviq.

Ai u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhjet parlamentare në Kosovë që “të mos luajnë me ndjenjat kombëtare”.

“Incidentet e veprimeve të liderëve politikë shqiptarë që marrin pjesë me vetëdije në konkurrencën ekstremiste, nga përpjekja e Kurtit për të marshuar në veri, deri tek vendosja e tabelave parazgjedhore me imazhin e Ramush Haradinajt në hyrje të Parteshit dhe vendeve të tjera serbe, janë më shumë se arsye e mjaftueshme për përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe organizatave ndërkombëtare në terren që të reagojnë më urgjentisht”, tha Petkoviq.

Ai tha se “ekstremizmi politik midis shqiptarëve në Kosovë po ndezet me një ritëm alarmant”.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani vizituan dje minierën “Trepça” në veri, ndërsa u raportua se kjo vizitë u ndërpre pas një reagimi të serbëve lokalë.

Këtë e mohuan nga partia e Kurtit, por më pas dolën pamje ku shihet se vizita atje u përcoll me shumë tensione. /Express/