Peticioni për rindërtimin e Teatrit, Aleanca zhvendoset në Kukës - Gazeta Express
string(63) "peticioni-per-rindertimin-e-teatrit-aleanca-zhvendoset-ne-kukes"

Peticioni për rindërtimin e Teatrit, Aleanca zhvendoset në Kukës

Gazeta Express

26/05/2020 19:08

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka shkuar këtë pasdite në Burrel, ku ka mbledhur dhjetëra firma në kuadër të peticionit të nisur për rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty dhe ashtu siç ishte para se të shkatërrohej nga qeveria në orët e para të mëngjesit.

Të shumtë kanë qenë qytetarët që e kanë nënshkruar peticionin, teksa Aleanca ka paralajmëruar se do të shkojë në të gjitha qytetet e Shqipërisë për të vërtetuar se shumica e shqiptarëve nuk e kanë dashur shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Lexo Edhe:

Më parë AMT ka nënshkruar firma në qytetin e Kukësit, Shkodrës dhe atë të Durrësit ku artistë dhe aktivistë të rretheve janë solidarizuar me kauzën e tyre./Express