Peshqit kur janë në stres e ndryshojnë gjininë?


load
Gazeta Express
12 Korrik 2019 10:32

Studiuesit nga Zelanda e Re kanë prezantuar për së pari herë ndërtimin molekular të disa lloje të peshqve, të cilët nën stres mund të ndryshojnë gjini.

Rreth 500 lloje të peshqve mund të ndryshojnë gjininë kur të rriten por edhe atëherë kur e kërkon nevoja.

Shkencëtarët kanë vërejtur se një lloj peshku tropikal, mund të ndryshojë gjininë nga mashkull në femër dhe anasjelltas, të cilët besojnë se ky fenomen ndodh kur ata janë nën stres të theksuar.

Ata kanë sqaruar se stresi ndikon të shkyçen gjenet esenciale femërore dhe të aktivizojnë të rinjtë, të gjinisë mashkullore.

Ky proces ka habitur shkencëtarët pasi gjatë transformimit duhet riprogramim i tërësishëm i informacionit gjenetik të peshqve.

Shkencëtarët kanë shtuar se ndryshimi i gjinisë zhvillohet jashtëzakonisht shpejt, prej disa minuta deri në disa orë, ndërsa transformimi i tërësishëm nga femër në mashkull përfundon prej 8 deri në 10 ditë. 

Fish That Change Sex – Science Diary

Te fundit


Kthehu lart