Pesë të vrarë nga shpërthimi i bombës në Afganistan


Gazeta Express
16 Shtator 2019 11:56

Zyrtarët afganë kanë thënë se pesë persona e kanë humbur jetën nga shpërthimi i një bombe në provincën perëndimore të Afganistanit, Farah.

Mohibullah Mohib, zëdhënës i një stacioni rajonal në këtë provincë, tha se në mesin e viktimave ka gra dhe fëmijë. Ai tha se shpërthimi ka ndodhur të dielën afër kryeqytetit provincial të Farahut.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë shpërthim, por talibanët janë mjaft aktivë në këtë provincë dhe më herët gjatë këtij muaji e kishin nisur një fushatë sulmesh për ta marrë kontrollin e qytetit Farah.

Militantët e kishin marrë nën kontroll për një kohë të shkurtër një qendër rekrutimi të ushtrisë dhe ia kishin vënë flakën.

Dy civilë e kishin humbur jetën gjatë luftimeve në këtë sulm mes forcave afgane dhe talibanëve. Kundër talibanëve ishin kryer sulme ajrore, të cilat i kishin detyruar militantët të largohen nga qyteti, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart