Pesë nxënëse bëhen llom mes vete


Gazeta Express
11 Shtator 2019 14:44

Pesë nxënëse të dy shkollave të Prishtinës janë rrahur sot mes vete, ndërkaq momentalisht janë duke u intervistuar nga ana e policisë

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një përleshje në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë. Aktualisht palët e përfshira në rast 5 persona (femra), janë shoqëruar në stacion policor dhe janë duke u intervistuar nga ana e policisë”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkaq, Express mëson se njëra nga vajzat e përfshira në rrahje është nxënëse e shkollës së mesme të lartë “Gjin Gazulli” në Prishtinë, ndërkaq katër të tjerat janë të një shkolle tjetër. /GazetaExpress

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart