Pesë lojtarë të Holandës munguan ndaj Francës pasi u helmuan nga ushqimi - Gazeta Express
string(72) "pese-lojtare-te-holandes-munguan-ndaj-frances-pasi-u-helmuan-nga-ushqimi"

Pesë lojtarë të Holandës munguan ndaj Francës pasi u helmuan nga ushqimi

Futboll

Gazeta Express

25/03/2023 13:43

Pesë futbollistët e Holandës që munguan në humbjen 0:4 nga Franca të premten, dyshohet se u helmuan nga ushqimi.

Cody Gakpo, Sven Botman, Matthijs de Ligt, Joey Veerman e Bart Verbruggen u larguan nga kampi stërvitor i ekipit të Ronald Koeman pasi ndien dhimbje dhe çrregullime në stomak para ndeshjes së parë kualifikuese të Euro 2024.

Lexo Edhe:

Nënkampionët e botës fituan falë golave të Antoine Griezman, Dayot Upamecano dhe dy herë Kylian Mbappe.

E trajneri Koeman ishte pa lojtarët Frenkie de Jong, Steven Bergwijn, Teun Koopmeiners e Andries Noppert, shkaku i lëndimit, para se virusi ta përfshinte kampin holandez.

Denzel Dumfries mungoi po ashtu shkaku i suspendimit.

Sipas mediumit holandez “De Telegraaf”, “chicken curry”, që e hëngrën lojtarët të mërkurën mbrëma, dy net para përballjes në “Stade de France” me “Les Bleus”, ishte i dyshimtë, përcjell “Gazeta Express”.

Holanda do të mundohet ta marrë veten të hënën kur do ta presë Gjibraltarin.

Trajneri Koeman do të shpresojë që lojtarët e tij të sëmurë dhe të lënduar të mund të kthehen sa më shpejtë të jetë e mundur, ndërsa Holanda do ta zhvillojë ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve kundër Kroacisë në muajin qershor.

Një fitore eventuale do t’i shihte “Tulipanët” në finale me Spanjën ose me Italinë. /Gazeta Express/