Pesë këshilla për gjumë të mirë gjatë vapës së madhe


Gazeta Express
8 Korrik 2019 19:18

Një gjumë i mirë gjatë vapës së madhe mund të jetë shumë i vështirë. Por gjithsesi edhe mungesa e gjumit bën që të mos jemi efektiv sa duhet gjatë ditës.

Moti i nxehtë dhe ditët shumë të gjatëa e bëjnë shumë të vështirë që të ngopemi me gjumë. Mungesa e madhe e gjumit e ulë imunitetin e trupit tonë dhe e bën më të rrezikuar nga sëmundjet.

 Këto janë pesë këshilla nga ekspertët se si të e mbani dhomën e freskët gjatë ditës.

-Mundohuni të e mbani dhomën e gjumit të freskët gjatë ditës

Gjatë ditës lëshoni perdet dhe mbani dhomën e gjumit të errët.

-Përdorni ujë

Lani këmbët me ujë të freskët para se të bini në gjumë, dhe lani kyqet e duarve po ashtu.

-Rregulloni mirë krevatin

Përdorni çarshafë të hollë dhe mos u mbuloni me rroba të trasha.

-Qëndroni të hidratuar

Është esenciale që të qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës.

-Mos u brengosni shumë

Mos e lodhni kokën e juaj me mendime negative pasi që nuk po mund të flini. Në fakt mundohuni të pushoni trupin dhe mendjen me mendime pozitive në mënyrë që të jeni produktivë ditën tjetër./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart