Pesë ditë fushatë në Podujevë - Gazeta Express
string(29) "pese-dite-fushate-ne-podujeve"

Gazeta Express

23/10/2020 10:39

Pesë ditë fushatë në Podujevë

Gazeta Express

23/10/2020 10:39

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që për zgjedhjet lokale në Podujevë, fushata të zgjasë vetëm pesë ditë, nga 23 deri më 27 tetor. Me nëntë votë për dhe dy kundër është votuar për fushatë pesëditëshe.

Zgjedhjet për kryetar të kësaj komune do të mbahen më 29 nëntor.

Lexo Edhe:

Në të njëjtën ditë do të votohet edhe për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut. Por ndryshe për Podujevën, për këtë komunë më herët është caktuar që fushata zgjedhore të zgjasë dy javë, 12-27 tetor.

Anëtarët e VV-së ishin kundër vendimit që fushata të shkurtohet në pesë ditë.

Sipas kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, pesë ditët fushatë për Podujevën, duhet të shërbejnë për votuesit e rinj, ata që kanë mbushur 18 vjet pas datës 15 mars 2020.